Të fundit

KV Drita mposht Ferizajn, shpallet kampion i Kupës së Federatës

Në një finale të jashtëzakonshme dhe po ashtu dramatike të zhvilluar të dielën mbrëma ndërmjet KV Drita dhe KV Ferizaj ishin Intelektualet ata që në fund arritën ta rrëmbejnë trofeun duke e rikthyer në Gjilan pas plot 23 viteve, raporton Paparaci.

Lidhur me triumfin e kësaj skuadre, ka reaguar edhe presidenti i klubit bardhë e kaltër, Besnik Veseli, i cili tha se ndeshja e sotme ishte një ndeshje shumë e fortë, por edhe e baraspeshuar.

“Në fund ishim ne ata qe e dëshiruam trofeun me shume. I përgëzoj djemtë për angazhimin në parket dhe i uroj me plot meritë për këtë trofe që i kishte munguar klubit tonë në më shumë se 20 vite. Ky trofe vjen si pasojë e punës se palodhshme që është duke u bërë në 3-4 vitet e fundit dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që e nisem këtë sezon me trofe dhe shpresojmë e besojmë që në fund të jemi edhe Kampion ne Superlig”, tha ai, pas ndeshjes.

Krejt në fund, ai falënderoi përkrahësit e klubit dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

Drita nga Gjilani e cila në përbërje ka lojtare të rinj vendor e ndërkombëtar, aktualisht mban pozitën e parë në renditjen tabelare në Superligen A të volejbollit duke u shpallur edhe kampion vjeshtor për këtë kategori.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci