Të fundit

Meksika tenton ta fusë Messin në listën e personave “non grata”

Deputetja nga partia qeverisëse Morena, Maria Clemente Garcia, propozoi të mërkurën në Dhomën e Deputetëve të Meksikës që Lionel Messi të shpallet “persona non grata” në Meksikë pas një ndeshje të Kupës së Botës.

Arsyetimi i Garcia-s, anëtar i Lëvizjes Kombëtare të Rilindjes (Morena), partia e presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, bazohet në videon e rrjedhur në rrjetet sociale, ku Messi vendos një këmishë të kombëtares meksikane në dyshemenë e dhoma e zhveshjes pas fitores së Argjentinës ndaj Meksikës në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar.

“Dhoma e Deputetëve të Kongresit të Nderuar të Unionit kërkon me respekt Ministrinë e Punëve të Jashtme të lëshojë deklaratën përkatëse për të shpallur persona non grata brenda territorit të Shteteve të Bashkuara Meksikane shtetasit me kombësi argjentinase dhe spanjolle, Lionel Andres Messi Cuccitini, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit ndaj Meksikës gjatë Kupës së Botës të shtunën, 26 nëntor 2022”, thuhet në dokument.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci