Federata e Serbisë në Futboll është dënuar me 20 mijë franga zvicerane për shkak se në dhomat e zhveshjes u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, ku thuhej se “nuk ka dorëzim”.
Lidhur me këtë gjest skandaloz, Federata e Futbollit të Kosovës ishte u ankuar zyrtarisht në FIFA.
Po ashtu, ankesë kishte bërë edhe Komiteti Olimpik i Kosovës në FIFA dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Gjesti i serbëve ka ndodhur në ndeshjen e parë të Serbisë në Kupën e Botës ndaj Brazilit.
