Të fundit

​Tirana, qyteti evropian i sportit për vitin 2023

Tirana është përzgjedhur si fituese e titullit Qyteti Evropian i Sportit 2023, çmim të cilin e mori të martën në Bruksel.

Pjesë e komisionit të përzgjedhjes së qytetit evropian të sportit ishin presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe zv.ministri i Sportit Endrit Hoxha.

KOKSH përmes një njoftimi ka thënë se ky është një çmim shumë i rëndësishëm për aktivitetet sportive, kombëtare dhe ato ndërkombëtare që sipas komitetit, vitin tjetër do të jenë të shumta.

Ky çmim tregon më së miri vlerësimin ndaj sportit shqiptar si dhe arritjet e deritanishme të federatave dhe sportistëve olimpikë, shkruan KOKSH.

“Ky do të jetë një vit i mbushur me aktivitete sportive, përfshirë dhe ato të organizuara në kuadër të projektit ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, ku përfshihen sporti i volejbollit dhe basketbollit, i cili hapet zyrtarisht në datën 10 dhjetor me një festë masive në ‘Air Albania’”, thuhet në njoftim.

Ky çmim vjen pas një viti të suksesshëm të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci