Të fundit

Sterling i gatshëm të rikthehet në Katar

Sulmuesi i Anglisë, Raheem Sterling është i gatshëm të rikthehet në Katar për Kupën e Botës.

Anësori i Chelseat mund të kthehet në Katar sot për t’u bashkuar me skuadrën, e cila po përgatitet për ndeshjen çerekfinale të së shtunës me kampionët e botës, Francën.

27 vjeçari, u tërhoq nga skuadra përpara fitores 3-0 ndaj Senegalit pas një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Surrey.

Ai ka pritur për disa garanci përfundimtare mbi sigurinë për familjen e tij përpara se të marrë një fluturim për në Doha.

Policia e Surrey-t konfirmoi se ora dhe stoli me vlerë 300,000 paund u morën gjatë fundjavës.

Largimi i Sterling ishte një tronditje e madhe për lojtarët, pas largimit të Ben White për arsye personale.

Edhe nëse rikthehet Sterling, me shumë mundësi do të jetë zëvendësues kundër Francës.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci