Irma Konjusha është bërë gjyqtarja e parë femër që ka gjykuar një ndeshjen në Superkupën e Kosovës në basketboll.
Konjusha ndau drejtësinë në ndeshjen çerekfinale mes Rahovecit e Trepçës, që përfundoi me fitoren e “xehtarëve”.
Ajo gjithashtu është kandidate potenciale për licencë të FIBA-s si gjyqtare, ndërsa synimi i saj është të garojë në arenën ndërkombëtare.
Irma ka qenë basketbolliste e dalluar duke fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës të femrat, madje njëra nga lojtaret më të dalluara në garat vendore.
