Pas futjes në listën e zezë të Britanisë së Madhe të kriminelëve të dëshmuar serb nga veriu i Kosovës, të cilët janë shërbëtorët më besnik të presidentit serb Vuçiq dhe që detyra e tyre, krahas krimeve që i kryejnë në veri të vendit, është edhe ta mbajnë pakicën serbe nën terror dhe frikë në mënyrë që ata të mos pranojnë realitetin në Kosovë dhe të mos integrohen në institucione dhe shoqërinë kosovare, Lista serbe, nënkryetari i të cilës është në mesin e këtij grupi, ka dalë me një kumtesë duke u përpjekur t’i mbrojë këta të sanksionuar duke fyer dhe ofenduar Mbretërinë e Bashkuar por edhe Kosovën.
“Lista Serbe dënon ashpër vendimin e Britanisë së Madhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Zvonko Vesellinoviqit, Millan Radoiçiqit dhe Sllobodan Teshiqit”, pretendohet në kumtesë.
“Ne dënojmë ashpër veprimet shpifëse të armiqve të dëshmuar të popullit serb duke futur në listën e zezë nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq dhe serbët e tjerë që janë patriotë të dëshmuar dhe bartës të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës dhe Metohisë nga Albin Kurti”, vazhdon kumtesa e Listës Serbe.
Lista Serbe pretendon se “urrejtësit e dëshmuar të serbëve kanë aktivizuar agjencitë e tyre me qëllim që të shtypin rezistencën e popullit serb duke etiketuar serbët”, transmeton Paparaci.
“Paralelisht me zbatimin e dhunës dhe represionit institucional nga forcat speciale të armatosura kundër serbëve në jug dhe në veri të Ibrit, urrejtësit e dëshmuar të serbëve kanë aktivizuar agjencitë e tyre me qëllim të shtypjes së rezistencës së popullit serb duke etiketuar serbët që nuk pranojnë të dorëzohet dhe të tërhiqen para sulmit të hordhive nga Prishtina. Të gjithë serbët në Kosovë, por edhe në mbarë Serbinë, kanë një matricë të qartë sipas së cilës, në momentin kur Prishtina keqtrajton popullin serb, kushdo që ngre zërin me qëllim që të mbrojnë të drejtat dhe lirinë e popullit tonë do të denoncohet si kriminel dhe keqbërës”, pretendon Lista Serbe.
Në deklaratë, theksohet se “nuk ka asnjë listë me ngjyrë të zezë, të kuqe apo ndonjë ngjyrë tjetër që mund të zvogëlojë “respektin” që ka nënkryetari i partisë sonë, Millan Radoiçiq, tek serbët në Kosovë”.
“Për më tepër, këto lëvizje transparente dhe etiketime pa asnjë provë kundër tij, që janë në favor të Albin Kurtit për ta paraqitur veriun si vatër krimi, tregojnë gjithë nervozizmin e atyre që për më shumë se dy dekada duan të shohin serbët në gjunjë, të asimiluar apo të dëbuar nga vatrat e tyre.
Lista Serbe thotë se e kanë kuptuar mesazhin, por se përgjigja e tyre mbetet e njëjtë: “Nuk ka dorëzim, sepse nga këtu nuk ka kthim!”./Paparaci
