Kombëtarja e Kroacisë është bërë ekipi i parë që arrin gjysmëfinalen e Kupës së Botës “Qatar 2022”.
Kroacia arriti ta eliminojë favoritin kryesor, Brazilin, pasi shënoi fitore me rezultat 4:2 pas penalltive.
Ndeshja fillimisht shkoi në vazhdime pasi 90 minuta e kohës së rregullt nuk mjaftuan për ta përcaktuar fituesin.
Neymar Jr arriti ta kalonte në epërsi Brazilin në minutën e 106-të, por pas 10 minutave Petkoviç barazoi rezultatin për ta dërguar ndeshjen drejt penalltive.
Më meritori në fitoren e Kroacisë sot ishte portieri Dominik Livakoviç që arriti ta priste goditjen e parë të Brazilit në penallti dhe realizoi paraqitje fantastike gjatë tërë ndeshjes.
Në gjysmëfinale Kroacia do të takohet me fituesin e takimi Holandë-Argjentinë.
