Franca e ka mposhtur 2:1 Anglinë dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Në gjysmëfinale, takohet me Marokun.
Harry Kane e ka humbur penalltinë dhe mundësinë për ta barazuar rezultatin ndaj Francës.
Kane dështoi nga 11-metërshi në minutën e 83-të. E gjuajti topin larg portës.
Franca ktheu epërsinë ndaj Anglisë 12 minuta parafundit.
Shënoi Olivier Giroud (78’) me kokë, pas krosimit të Griezmannit.
