Të fundit

Profesor Latifi alarmon: Veriu është në gjendje lufte

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka alarmuar duke thënë se sonte Veriu i vendit praktikisht është në gjendje lufte.

Ai tha se afër Ujmanit ka pasur këmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe paramilitarëve serbë, ndërsa njësitë policore që ruajnë dy pikat kufitare atje, tash janë të bllokuar pas vendosjes së barrikadave.

Latifi shprehet se rrjetet sociale ende janë të heshtura, sepse të gjithë i kanë sytë tek ndeshja Francë- Angli.

“Edhe KFOR-i ende nuk ka folur. Mbase edhe ata janë të gozhduar para ekranit, si krejt shqipet. Çfarë të thuhet tjetër? Paqin fat policët e Kosovës që janë në veri! Edhe gazetarët e Kosovës që po mundohen të raportojnë nga atje, nën kërcënimin e bandave serbe! Ndërsa neve të tjerëve, të gozhduar para ekraneve duke parë futboll, na qoftë një marre e madhe” shkroi ai në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci