Të fundit

Shpërthim i madh në Beograd, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe 16 janë lënduar nga një shpërthim i madh që ka ndodhur sot në fabrikën e armëve në rajonin e Lestanes në afërsi të Beogradit. Aksidenti ka ndodhur në kompaninë që prodhon raketa dhe motorë të raketave, shkruan n1.

“Ekipet e emergjencës janë në terren dhe do të jenë për një kohë të gjatë sepse ekspolodimet akoma mund të dëgjohen nga disa pjesë të fabrikës dhe kjo është arsyeja që hyrja në këtë pjesë është e pamundur”, ka thënë komandati i ekipit të shpëtimit, Milos Majstorovic.

Sipas informacioneve të mediave serbe, policia ka bllokuar makinat dhe nuk lejohet që ato t’i afrohen fabrikës.

Shpërthimi është ndjerë edhe në pjesët tjera të kreyqytetit serb, kurse banorët lokalë kanë raportuar për thyerje të xhamave të shtëpive.

Të lënduarit janë transportuar në qendrën emergjente dhe në qendrën mjekësore ushtarake. Ata kanë përjetuar djegie nga shpërthimi.

Siç ka mësuar televizioni shtetëror serb në fabrikë kanë qenë 40 punëtorë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci