Të fundit

Limaj: Shteti ynë ra në grackën e Vuçiqit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është shqetësuese në veriun e Kosovës, raporton Paparaci.

Sipas tij, agjenda e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dalëngadalë po vjen duke u realizuar.

Ish-ministri i Transportit shprehet se loja e tij, që thotë se fatkeqësisht ka ra edhe shteti ynë, tanimë është në përmbushje të atij skenari.

“Jo vetëm sot, por për gati një vit, kemi ardhur në një situatë ku janë mbyllur pikat kufitare e ku janë bllokuar rrugët. Prezenca shtetërore lokale atje nuk është askund. Kemi një situatë të jashtëzakonshme të padeklaruar. Për mua janë shqetësuese efektet të cilat do të vijnë dhe pasojat që do të vijnë nga kjo gjendje”, theksoi ai në një intervistë për Kanal10.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci