Ish-futbollisti i kombëtares kroate, Ivan Klasniq udhëtoi drejt Katarit për ta mbështetur Kroacinë, por shumë kush nuk e njohu atë nga ndryshimi i dukshëm që kishte pësuar.
Klasniqi ishte diagnostikuari me dëmtim të veshkave në fund të vitit 2006, duke ia ndryshuar tërësisht jetë dhe pamjen futbollistit.
“Unë e transplantova për herë të parë një veshkë nga nëna ime, ajo ishte donatorja e parë. Kjo ishte në janar 2007, dhe tetë muaj më vonë, pasi trupi im e refuzoi atë veshkë, pasoi një transplant i dytë. Në atë kohë donator ishte babai im”, ka thënë Klasniq.

Me atë veshkë të transplantuar, Klasniq hyri në historinë e futbollit, duke u bërë lojtari i parë që luajti në një garë të madhe, zyrtare me një veshkë të transplantuar. Ai ishte në Euro 2008 në Austri dhe Zvicër. Jo vetëm luajti, por shënoi edhe një gol në çerekfinale kundër Turqisë.
Megjithatë, drama e vërtetë për familjen e Klasniqit ndodhi pothuajse një dekadë më vonë.
Trupi po dërgonte sinjale se as veshka tjetër e transplantuar nuk po punonte më.
Klasniq luajti 41 ndeshje për Kroacinë dhe shënoi 12 gola, ndërsa për Werderin 49 gola në 151 ndeshje dhe ishte një lojtar kyç për skuadrën e Bremenit që fitoi kurorën e dyfishtë në vitin 2004.
