Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e super ndeshjes mes Argjentinës dhe Kombëtares së Kroacisë, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Lusail Iconic” do të përcaktojë kombëtaren e cila siguron biletën e parë drejt finales së këtij Botërori,
Përballja e fundit mes Argjentinës e Kroacisë daton në Kupën e Botës të vitit 2018, ku asokohe Kroacia regjistroi fitore me shifrat 3:0.
