Të fundit

Finalja e së dielës do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Argjentinën

Lionel Messi është një hap larg ëndrrës së tij më të madhe, shpalljen kampion bote me Argjentinën, trofe që për shumë të pasionuar të futbollit do ta kurorëzonte si më të madhin e të gjithë kohërave.

Është shansi i madh për të mbyllur e lavdinë e përjetësisë karrierën me kombëtaren, pasi siç e pranoi vetë pas sfidës gjysmëfinale me Kroacinë, finalja e së dielës do të jetë ndeshja e fundit me fanellën bardhekaltër në Kupën e Botës.

“Jam krenar që do të mund ta përfundoj karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur në këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote. Duhet të kalojnë shumë vite derisa të vijë Botërori i radhës (2026) dhe nuk mendoj se do të jem. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”.

Argjentina arriti të kaloj në finale pasi eliminoi Kroacinë me rezultat 3:0, ndërsa në finale do të takohet me fituesin e takimit, Francë-Maroku.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci