Një autopsi iu bë gazetarit amerikan, Grant Wahl i cili vdiq të premten duke mbuluar çerekfinalen mes Holandës dhe Argjentinës.
Gazetari i pavarur amerikan, Wahl vdiq nga një këputje e aneurizmës së tij të aortës. I riatdhesuar në Shtetet e Bashkuara të hënën, trupi i tij u bë autopsi nga një ekzaminues mjekësor në Nju Jork.
“Grant vdiq nga një aneurizëm i këputur i aortës. Presioni që ai ndjeu në gjoks para vdekjes së tij mund të ishte një nga simptomat e para. Vdekja e tij nuk është e lidhur me Covid-19. Vdekja e tij nuk është e lidhur me statusin e tij të vaksinimit. Nuk ka asgjë të keqe në vdekjen e tij”, thuhet në autopsinë të publikuar nga ish-gruaja e tij.
Vëllai i Grant Wahl, Eric, fillimisht kishte pohuar se ish-gazetari i Sports Illustrated, i cili mbulonte Kupën e Botës për CBS, ishte vrarë. Më pas ka ndryshuar mendje, duke pretenduar se ka reaguar nën ndikimin e emocioneve.
Grant Wahl, 48 vjeç, u rrëzua në kutinë e shtypit në stadiumin Lusail në minutat e fundit të kësaj çerekfinale.
Në fillim të Kupës së Botës, ai u mbajt për gjysmë ore nga sigurimi në stadiumin ku kishte ardhur për të pasqyruar ndeshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Uellsit për shkak të një bluze me ngjyrë ylberi.
