Në kontrollin që e ka kryer Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, me qëllim të parandalimit të kontrabandës, në fshatin Debellde në drejtim të Vitisë, kanë vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues të bardhë me targa vendore.
Pas ndalimit të automjetit rreth orës 12:20, kanë vërenjtur se në të kishte të ngarkuar 15 dele, që nuk kishin të vendosura në vesh martikula.
Nën dyshimin se ngasësi i automjetit ka kryer veprën “kontrabandë me mallra”, duke sjellë ilegalisht kafshë nga Maqedonia e Veriut, të njëjtit i është iniciuar rasti dhe është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore.

