Finalja e madhe e Kupës së Botës “Qatar 2022” do të zhvillohet të dielën në “Lusail Stadium”.
Argjentina është kombëtarja e parë që ka siguruar një vend në finalen e madhe, kurse Franca dhe Maroku do ta kërkojnë këtë gjë sonte në përballjen mes tyre.
Tifozët të shumtë pritet të udhëtojnë drejt Katarit këto ditë, teksa çmimet e biletave janë mjaftë të larta.
Bileta më e lirë do të jetë nga 500 euro, kurse në ulëset më afër fushës, biletat arrijnë deri në 1600 euro.
