Një djalë është vrarë në Montpellier mes përleshjeve mes tifozëve të Francës dhe Marokut pas gjysmëfinales së Kupës së Botës.
Një deklaratë e lëshuar nga zyra e qeverisjes vendore tha se djali u “godit me dhunë” nga një makinë në qytet, në jug të Francës, të mërkurën, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Ai u transferua në spital, por vdiq menjëherë pas mbërritjes, tha Departamenti i Herault.
Automjeti është gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe policia po heton rastin.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi turmën në rrugë teksa shihej një makine që drejtohej në mënyrë të çrregullt.
Tifozët e Francës dhe Marokut ishin përplasur edhe në Paris pas ndeshjes. Policia me mjete rebelimi u thirr për të shpërndarë turmat.
Më herët, Franca kishte siguruar vendin e saj në finalen e Kupës së Botës në Katar pasi mposhti 2-0 Marokun. Ata do të luajnë kundër Argjentinës në finale të dielën.
