Të fundit

Munishi: “Franca e ka djalë të vogël Serbinë”

Trajneri i futbollit, Ismet Munishi ka folur rreth finales së madhe të Kupës së Botës mes Argjentinës e Francës që do të luhet të dielën, duke shprehur pakënaqësitë e tij me popullin francez.

Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, Munishi ka theksuar se Franca ka një lidhje mishërore me Serbinë, madje ka thënë se Franca e trajton Serbinë si djalë të vogël.

Në bashkëbisedim me inxhinierin kosovar, Ermal Sadiku, i cili para ndeshjes gjysmëfinale mes Francës e Marokut kishte bërë tifo për Francën për shkak se sipas tij Maroku ka lidhje të mira me Serbinë, Munishi e ka sugjeruar atë që të lexoj më shumë histori për ta kuptuar se kush është në të vërtetë Franca.

“Mu hiq nuk më pëlqen Franca, çfarë i ka bërë Franca populli shqiptar, ti bile duhesh me dit si intelektual e djalë i meqëm(i drejtohet Munishi, inxhinierit Sadiku), ti lexo histori pak. A e di se çfarë na kanë bërë neve (kosovarëve). Po sugar e ka Serbinë Franca, Franca e ka djalë të vogël Serbinë dhe kurrë asnjë politikanë nuk ka pasur mundësi të ma shpjegoj këtë lidhje mes Serbisë dhe Francës, këtë lidhje mishërore”, përfundoi Munishi.

@ngjonaj #rtvdukagjini #worldcup #qatar2022 #duelibotëror #fyp #tvshow #kosovë #ismetmunishi ♬ original sound – ngjonaj

Franca arriti ta eliminonte mbrëmë Marokun, për të arritur në finale të Kupës së Botës për të dytin edicion me radhë.

Në finale, Franca do të takohet me Argjentinën. Ndeshja do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci