Kroacia realizoi sensacionin e Kupës së Botës duke eliminuar Brazilin, si njërin nga pretendentët kryesorë për titull. Fitores së madhe iu gëzuan i gjithë stafi kroatë derisa vendosën ta festonin me muzikë patriotike kroate, mirëpo një këngë e ka neveritur legjendën e futbollit turk, Hakan Sukur.
Në videon e publikuar nga trajneri kroat, Zlatko Daliq, shihet i gjithë stafi i kombëtares kroate duke festuar dhe kënduar këngën “A je bukurosh”, e cila iu kushtohet luftëtarëve kroatë
Megjithatë, ajo video e shqetësoi Hakan Sukur, njërin nga futbollistët më të mëdhenj turq dhe njeriu që shënoi golin më të shpejtë në histori të Kupës së Botës. Teksti “Herceg-Bosno, zemër krenare” nuk i ka pëlqyer Sukurut.
“Unë jam me Bosnjën dhe Hercegovinën. Kjo është e papranueshme. Sa turp për Kroacinë,” shkroi Sukur në Twitter.
I am standing with Bosnia and Herzegovina.
This is unacceptable..
What a shame for Crotia! https://t.co/AGpMhYR5zh
— Hakan Şükür (@hakansukur) December 13, 2022
Hakan Sukur ishte një ikonë e futbollit turk në fund të viteve 90-ta dhe 2000, por pasi u përfshi në politikë në Turqi, ai u dëbua nga vendlindja e tij dhe tani jeton në SHBA ku punon si shofer taksie, Uber.
Pas eliminimit të Brazilit, Kroacia u ndal në gjysmëfinale nga Argjentina, pasi u mposht me rezultat 3:0.
Kroatët do të luajnë të shtunën kundër Marokut për vendin e tretë në Kupën e Botës “Qatar 2022”.
