Të fundit

​Hakimi: Nuk kursyem asgjë për ta jetësuar ëndrrën e marokenëve

Njëri nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, ka reaguar pas eliminimit të vendit të tij nga Kupa e Botës pasi u mposhtën nga Franca në gjysmëfinale me rezultat 2-0.

Mbrojtësi i PSG-së përmes një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se lojtarët nuk kursyen asgjë për ta realizuar ëndrrën e të gjithë marokenëve.

Nuk kursyem asnjë përpjekje për të realizuar ëndrrën e këtij ekipi dhe ëndrrën e marokenëve dhe të gjithë atyre që na mbështetën. Ëndrra ishte të jemi në finale, por ne mund të krenohemi për atë që kemi arritur në këtë botëror.”, tha Hakimi.

Ai më tutje ka premtuar se do të vazhdojnë të punojnë fuqishëm për të mirën e Marokut.

“Luftuam deri në fund dhe dolëm me kokën lart. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të bëjmë më të mirën për këtë vend. Faleminderit të gjithëve që na mbështetët gjatë këtij Botërori. Ju duam shumë.”, thuhet në fund të postimit të Hakimit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci