Të fundit

Zidane refuzon ftesën e federatës franceze për ta ndjekur finalen e madhe

Federata Franceze e Futbollit (FFF) ftoi 200 të ftuar në finalen në Doha dhe të gjithë, përveç dy të ftuarve, nuk i pranuan ftesën e tyre.

Siç raporton gazeta franceze Le Parisien, FFF ka shpërndarë ftesa për 200 persona për finalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës dhe futbollistët e famshëm Zinedine Zidane dhe Jean Tigana nuk kanë fluturuar për në Katar.

Tigana është i sëmurë dhe për këtë nuk ka mundur të fluturojë për në Doha, ndërsa Zidane e ka refuzuar ftesën sepse nuk dëshiron të tërheqë vëmendjen mbi vete në një moment kaq të rëndësishëm për francezët.

Në avion ishin familjet e futbollistëve, ish-përzgjedhësi Roger Lemerre, ish-lojtari i kombëtares Sidney Govou…

Një sërë futbollistësh legjendar francezë, si Lillian Thuram, Youri Djorkaeff, Marcel Desailly dhe David Trezeguet, janë stërvitur në Katar dhe do të jenë në finalen e sotme.

Kujtojmë, francezët po mbrojnë trofeun dhe në finale do të luajnë sot kundër Argjentinës me fillim nga ora 16:00.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci