Të fundit

​Gareth Southgate vazhdon me Anglinë

Federata e Futbollit të Anglisë ka konfirmuar se Gareth Southgate do të qëndrojë si trajner i Anglisë deri pas Kampionatit Evropian 2024.

Trajneri i “Tre Luanëve” ka bërë punë të jashtëzakonshme me ekipin kombëtar, duke e çuar atë në finalen e Euro 2020 vitin e kaluar, pas një ecurie të papritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 2018.

Anglia nuk performoi aq mirë në Katar këtë vit, megjithatë, duke çuar në njëfarë pasigurie për të ardhmen e Southgate.

Tani është konfirmuar se Southgate ka zgjatur qëndrimin e tij me kombëtaren e Anglisë edhe për një vit e gjysmë, sipas Mark Bullingham nga FA.

“Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë se Gareth Southgate po vazhdon si trajner i Anglisë dhe do të udhëheqë ekipin tonë në Euro 2024. Gareth dhe Steve Holland kanë pasur gjithmonë mbështetjen tonë të plotë dhe planifikimi ynë për Euro fillon tani”, thuhet në deklaratë e lëshuar nga federata angleze.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci