Lionel Messi është bërë lojtari i parë që shënon në fazën e grupeve, në raundin e 16-të, në çerekfinale, në gjysmëfinale dhe në finale në një edicion të vetëm të Kupës së Botës.
Ai shënoi sot për herë të parë në karrierë gol në finale të Kupës së Botës.
Messi shënoi nga penalltia në minutën e 23-të të ndeshjes, duke kaluar Argjentinën në epërsi përball Francës.
