Të fundit

LDK-ja me plot kritika për Bulliqin

Lidhja Demokratike të Kosovës në Podujevë të dielën zgjodhi për të kritikuar qeverisjen njëvjeçare të Shpejtim Bulliqit.

Si doktor që është, kryetari i degës së LDK-së në Llap, Ekrem Hyseni, pikasi çalimet e pushtetit lokal në shëndetësi, konkretisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke emëruar ushtrues detyre të drejtorit të këtij institucioni dhe kryeinfermierë, njerëz të Vetëvendosjes.

Bulliqi, sipas LDK-së në emër të përmirësimit të shërbimeve ka kryer vepër penale me vendimin për transferim të punëtorëve komunalë.

Shkelje, këta vlerësojnë se ka pasur edhe në Arsim, për çka kanë deponuar kallëzim penal.

Pos kritikave, kjo parti theksoi se mbështeti nismat për të mirën e llapjanëve, por që të njëjtat, sipas tyre, ishin të rralla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci