Argjentina është shpallur për herë të tretë Kampione Bote pasi ka mundur me penallti Francën në një ndeshje të pabesueshme.
Lionel Messi ishte padyshim protagonist për bardhekaltrit, duke shënuar dy gola në finalen e madhe, por ajo që vulosi triumfin dramatik të kombëtares argjentinase, ishte penalltia e Montiel.
Por përpara penalltisë, Leo ngriti sytë lart dhe u lut për ta fituar trofeun.
Në buzët e tij lexohet teksa thotë “Le të shkojmë Diego nga parajsa”.
Messi antes del penal: “Vamos Diego desde el cielo”. Y la reacción es impagable. pic.twitter.com/ifsjTCWjXN
— El Luki (@el__luki) December 18, 2022
