Varrimi i ish-futbollistit dhe trajnerit serb, Sinisha Mihajloviq u bë sot në Romë, ku sipas mediave italiane morën pjesë Francesco Totti, Roberto Mancini, Gigi Donnarumma dhe shumë legjenda të tjera të futbollit italian dhe miq të sportistit.
Mihajloviq vdiq të premten në klinikën Paideia në Romë pas një beteje trevjeçare me leukeminë.
Mediat në Itali shkruajnë se në varrim ka qenë e gjithë skuadra e Lacios dhe se trajneri i këtij klubi, Maurizio Sarri, ka qenë mik i madh i trajnerit serb, e mes të pranishmëve ishin Roberto Mancini, Francesco Totti, Daniele De. Rossi, Gigi Donnarumma.

Të gjithë, siç u tha, erdhën në kishën në qendër të Romës për t’i dhënë lamtumirën Mihajloviqit.
Gjithashtu, thuhet se surprizë e madhe ka qenë fakti që Zlatan Ibrahimoviç nuk ka qenë në varrim.
Ai ka deklaruar se ka qenë në Katar për finalen e Kupës së Botës, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe me Tottin, i cili udhëtoi nga Katari në Romë për të marrë pjesë në funeral.
