Të fundit

Bërnabiq: Kurti i kërcënon serbët me vdekje

Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, si edhe shërbëtorët tjerë të Vuçiqit, nuk ka lënë pa u lajmëruar në lidhje me intervistën e Kurtit dhënë “The Guardian-it” britanik, ku i njëjti ka deklaruar se shqetësimi ynë është se largimi i barrikadave mund të sjellë edhe viktima. Prandaj duhet të jemi sa më të kujdesshëm në mënyrë që të jemi të sigurt që nuk do të vijë deri te më e keqja.

Me këtë rast Bërnabiq ka thënë se “Albin Kurti përmes deklaratave të tij për “Guardian”, i ka treguar botës fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar serbët me vdekje dhe dhunë”.

Ajo si kontribut në këtë propagande të vrazhdë serbe, ka pretenduar në Twitter se “përmes deklaratave për Guardian, Albin Kurti i tregon botës fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar serbët me vdekje dhe dhunë në vend që të zgjedhë një zgjidhje racionale thjesht duke zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, duke respektuar sundimin e ligjit dhe duke i dhënë fund arrestimeve arbitrare të “njerëzve të pafajshëm”./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci