Të fundit

Njihuni me jurinë e festivalit të këngës në RTSH, dy ishin nga Kosova

Juria e festivalit të këngës në RTSH zgjodhi Elsa Lilën fituese të çmimit të parë të jurisë, në natën e tretë dhe të fundit të festivalit të enjten.

Por, votat e publikut përmbysën rezultatin në favor të Albina Kelmendit dhe Familjes, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.

Në jurinë e festivalit ishin edhe dy muzikantë nga Kosova.

Pesëshja e jurisë përbëhej nga producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi.

Ata vendosën për çmimet për 3 vendet e para në Fest 61, çmimin për artistët e rinj, çmimin për karrierën dhe çmimin për grupet alternative.

Në këtë edicion, është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhej nga vetë publiku, përmes votave me SMS.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci