Të fundit

Paralajmërimi i mjekëve për grevë, reagon Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas paralajmërimeve të fundit nga punonjësit shëndetësor që do të protestojnë për kushtet e tyre.

Murati në një reagim në Facebook ka thënë se që nga marrja e mandatit kanë ndarë mbi 30 milionë euro shtesë në shëndetësi, për barna esenciale, luftën ndaj COVID-19 dhe së fundmi edhe për shtesat e personelit shëndetësor në vlerë prej 10% të pagës.

Ai shtoi se si Qeveri, janë të përkushtuar që të punojëë për kushte më të mira për të gjithë punonjësit, si në sektorin publik, ashtu edhe privat.

“Paralajmërimi i grevave që më shumë kanë synime politike sesa që brengosen për realizimin e të drejtave të personelit shëndetësor, nuk na shpie askund. Për më tepër, greva e paralajmëruar për nesër nga FSSHK, nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon mbajtjen e grevave, saktësisht nenet 6, 7 dhe 15 të ligjit për grevat”, shkroi Murati.

“Me qasje të tillë, humbin edhe pacientët edhe personeli shëndetësor. Kurse ata që paralajmërojnë greva nuk humbin. Përkundrazi, në 5 vitet e fundit FSSHK ka pranuar mbi 3 milionë euro në emër të kontributeve që u janë ndalur nga paga personelit shëndetësor dhe u janë transferuar FSSHK-së. Dyshoj se ndonjëherë personeli shëndetësor janë njoftuar se ku kanë shkuar këto para”.

“Dhe krahas përfitimeve financiare, ata shtyjnë përpara edhe axhenda politike siç kishin bërë në vazhdimësi me partitë e pushteteve të kaluara kur në kohë fushate nënshkruanin “marrëveshje” të cilat kurrë nuk i zbatuan. Zaten, nuk ka mundur të ketë shtet të kapur, pa disa sindikata fort të kapura”, përfundon statuti i ministrit Murati në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci