Të fundit

Ndryshojnë temperaturat, ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Nga -1 deri në 10 gradë do të sillen temperaturat javën e ardhshme.

Kështu ka parashikuar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Tutje, mësohet se gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.

Më poshtë edhe parashikimi për secilën ditë veç e veç.

E hënë: Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 10 gradë Celsius.

E martë: Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë Celsius.

E mërkurë: Mot i vranët dhe me intervale me diell . Temperaturat do të lëvizin nga – 1 deri në 9 gradë Celsius.

E enjte: Mot pothuaj i ngjashëm me ditën e mërkurë . Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 10 gradë Celsius.

E premte: Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 10 gradë Celsius.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci