Të fundit

Vdes aktori i ”The Crown”

Aktori britanik Stephen Greif është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Aktori u bë i njohur për publikun e gjerë nga roli i tij në sezonin e 4-të të serialit të Netflix , ” The Crown “, ku luajti kryetarin e Dhomës, Bernard Weatherhill.

Siç bëri të ditur menaxheri i tij, aktori dha frymën e fundit, pa u bërë ende i ditur shkaku i vdekjes së tij.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të klientit tonë të mrekullueshëm, Stephen Grief. Karriera e tij përfshinte shumë role në ekran dhe skenë, duke përfshirë në Teatrin Kombëtar, RSC dhe West End. Ai do të mungojë shumë dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, postoi në Twitter menaxheri i tij.

Aktori kishte dy djem. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit në fund të viteve 1960, me kompaninë e njohur britanike të produksionit “Royal Shakespeare Company”.

Gjatë jetës së tij, ai fitoi disa nominime për çmime, duke përfshirë një çmim Olivier në 1979 për interpretimin e tij në Vdekja e një Shitësi në Teatrin Kombëtar.

Ai është shfaqur në TV në serialet fantastiko-shkencore të viteve 1970 Blake’s 7, serialin Citizen Smith, Coronation Street, EastEnders, Doctor Who dhe The Crown.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci