Të fundit

Tahir Lushtaku në bisedime me Kukësin

Skuadra shqiptare, Kukësi është në kërkim të një trajneri të ri dhe duket se vëmendja e drejtuesve të klubit për të gjetur njeriun e duhur është nga Kosova.

Panorama kishte raportuar dje se Bylbyl Sokoli mund të jetë njëri prej trajnerëve që mund të drejtoj Kukësin, por më afër se Sokoli del të jetë Tahir Lushtaku.

Ish-trajneri i Drenicës është në komunikim me presidentin e Kukësit dhe palët duket se janë akorduar për shumë pika.

Ende nuk dihet nëse Lushtaku do të drejtojë Kukësin por sidoqoftë në rast se ai merr drejtimin e skuadrës shqiptare nuk do ta ketë shumë të lehtë punën.

Kukësi ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 15 pikë, 14 pikë më pak se Partizani në vendin e parë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci