Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po ballafaqohen edhe me problemin e ushqimit gjatë ditëve të qëndrimit në Jarinjë.
Fotoja të cilën e ka siguruar Paparaci është realizuar sot. Policisë për drekë i është servuar gjysmë buke, një pashtetë dhe një mollë.
Paparaci kishte raportuar edhe ditë më parë se policëve në Jarinjë po u jepet ushqim i konservuar. Përveç ushqimit, ata ishin ballafaquar edhe me kushte të rënda higjienike.
Për dy javë kishin qëndruar të bllokuar policët në pikën kufitare në Jarinje, derisa për ndërrimin e tyre kishte ndërhyrë EULEX-i.
EULEX-i i kishte dërguar pjesëtarëve të policës së Kosovës, bukë e veshmbathje në Rudnicë dhe Jarijne.
Në anën tjetër, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga 6 dhjetori, teksa janë regjistruar disa incidente të armatosura, shkruan Paparaci.
Më 10 dhjetor, serbët lokalë ngritën barrikada në veri në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

