Të fundit

Kërkohet paraburgim për të dyshuarën për vrasjen e kunatës në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurës N.A., për shkak dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Sipas kërkesës së prokurorisë, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare.

Ajo më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë viktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30.

Policia: Kunata e pranoi se e kreu vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci