Të fundit

Parandalohet kontrabanda me migrantë te Dheu i Bardhë

Policia e Kosovës sot rreth orës 14:00 ka parandaluar një kontrabandë me migrantë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, shkruan Paparaci.

Policia ka njoftuar se në një veturë me targa serbe, që drejtohej nga një shtetas serb, është identifikuar se ai po transportonte një 29-vjeçar, të cilit i kishte premtuar se do t’i sigurohej hyrja në Austri pa vizë.

“Gjatë kontrollit dhe veprimeve tjera hetimore, është identifikuar viktima m/k, i lindur me 1992, i cili nga një i dyshuar tjetër kishte marr premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do ti paguante fillimisht njëqind (100) euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej njëmijë e pesëqind (1500) euro pasi të hynë në shtetin hungarez. Viktima tani më i kishte paguar njëqind(100) euro personit të dyshuar”, njofton Policia./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci