Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP” ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Balina Bodinaku, opinionistja e “Big Brother VIP”, e akuzoi rëndë Fifin kinse për ndërhyrje në mes dyshesh, Dj Pm dhe Sarës, për të marrë vëmendje.
Fifi, patjetër që u revoltua dhe po në atë moment kërkoi që të largohet nga shtëpia e BBV, por një çast më vonë, ajo u alivanos dhe ra për tokë.
Kjo shkaktoi reagime të shumta dhe bëri që të komentojnë nëse duhet të largohet nga shtëpia apo jo.
Në “Ftesë në 5” së fundmi të pranishëm kanë qenë disa personazhe të njohur në mesin e tyre edhe miku i saj i ngushtë, aktori Kreshnik Ibrahimi.
“A duhet të dalë Fifi nga BBV”, ka qenë pyetja e parashtruar për Ibrahimin.
“Jam i privilegjuar sepse mund të them që kjo ftesë më është kërkuar edhe nga familjarët e Fifit që të japë një prononcim. Prindërit e Fifit dhe familjarët e saj janë të shqetësuar e të prekur dhe sigurisht ndjejnë atë dhimbjen sepse është gjaku i tyre, ajo që ka sakrifikuar më shumë për atë familje. Më është kërkuar si shok i ngushtë i saj, janë të mërzitur shumë edhe nga gjendja e Fifit e nga opinionet e tjerëve që krijojnë. Mbrëmë e kemi parë një vërshim në rrjete sociale, nuk e di është pak i tepruar ky sulm dhe këto gjëra ndaj Fifit edhe ajo është e mbingarkuar edhe natyrisht ajo gjendje e Fifit mbrëmë na ka shqetësuar të gjithëve, e ka shqetësuar produksionin por ndoshta edhe banorët”, ka thënë Ibrahimi.
Ndër të tjera, ai tha për Fifin se ajo është mrekulli që Zoti iu ka falur, atij, shoqërisë dhe familjes së saj.
“Nuk po kalojnë një gjendje të mirë prindërit e saj, familjarët e saj sepse ne që e njohim Fifin ne po e dimë që nuk po aktron e nuk po luan. Ne që e njohim Fifin është ajo mrekulli që neve na ka falur Zoti ta kemi, atë artiste atë krijuese të muzikës dhe artit shqiptarë që mendoj se të gjithë artistët shqiptarë i detyrohen për një mbështetje të paktën të mos hudhin gur, të mos vërshojnë kundër Fifit të dal të mos dal. Fifi është shumë e drejtpërdrejt mendoj që e bezdisin këto intrigat”, shton më tej aktori shqiptar.
Fifi përndryshe vendosi që të qëndrojë brenda shtëpisë, përkundër se i bëri gati valixhet.


