Sot nga jeta u nda dr. Shaban Rexhepi i cili për më shumë se 30 vite ishte doktor i gjinekologjisë në spitalin Regjional të Gjilanit.
Me prejardhje nga fshati Llashticë komuna e Gjilanit, dr. Shaban Rexhepi studimet e mjeksisë i përfundoi në universitetin e Shkupit ku me pastaj vazhdoi specializimin në universitetin e Zagrebit.
Humanizmi dhe profesionalizmi i tij njihet nga i tërë regjioni i Gjilanit pasiqë doktor Shabani kreu mbi 30mijë lindje që nga paralufta e deri në pensionimin e tij. Doktor Shabani do të mbetet në historinë e spitalit të Gjilanit por edhe të gjithë Kosovës, si një ndër profesionistët më të mirë të kësaj fushe, për shkak të kontributit të tij të jashtëzakonshëm për ofrimin sa më të dejnë të shërbimeve mjeksore gjinekologjike.
