Të fundit

Kurti: Do të luftojmë çdo ditë dhunën ndaj grave dhe vajzave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot hapi fushatën globale “16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave”, njofton Paparaci.

Në fjalimin e tij, Kurti theksoi se në këtë ditë ëprkujtohen të gjitha gratë dhe vajzat që ishin viktima dhe ato që vdiqën si pasojë e dhunës që përjetuan,

Tutje, Kurti bëri të ditur se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës së grave dhe vajzave, duke theksuar se kjo dukuri do të luftohet çdo ditë.

“Përkujtojmë jetët e humbura të grave dhe vajzave, do ta luftojmë dhunë ndaj tyre. Kemi përmirësuar dukshëm kornizën ligjore. Kemi avancuar në definimin e dhunës si vepër penale në Kodin Penal”, tha Kurti.

“Zero tolerancë për dhunë ndaj grave dhe vajzave. Kjo kërkon veprim të menjëhershëm që të eliminojmë dhunë ndaj grave. Do të rrisim kapacitet e institucioneve të sigurisë për të trajtuar në afate kohore rastet. Është e detyrueshme që burrat të ngrisin zërin për dhunën ndaj garave. Duhen programe për fuqizim ekonomik për të mbijetuar nga dhuna në familje. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të luftojmë dhunën”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci