Të fundit

Ferrari me urim të veçantë për ditëlindjen e Schumacherit

Ferrari nuk harron pilotin e tyre legjendar të formulave, Michael Schumacher.

Schumacher mbush sot 54 vjeç dhe padyshim jashtë rrethit të familjes së tij, urimet më domethënëse për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 vijnë nga Maranello.

Scuderia e Ferrarit i uron ditëlindjen pilotit më të suksesshëm në historinë e saj (dhe atë të vetë Formula 1) me një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale që e portretizon atë në podium dhe në timon, duke rikthyer një ndjenjë kujtese dhe mirënjohjeje që nuk zbehet gjate viteve.

Kujtim dhe mirënjohje nga ana e Ferrarit dhe fansave të tij ndaj Schumacher, i cili po kalon ditëlindjen e tij të dhjetë në privatësinë absolute te rezidenca e tij në Zvicër pas aksidentit me ski në shpatet e Meribelit.

Atë të dielë, më 29 dhjetor 2013, kampioni gjerman (i cili ishte tërhequr përfundimisht një vit më parë nga F1 pas një periudhe të dobët 3-vjeçare me Mercedes) po shkonte në një pistë në resortin turistik të Savojës në shoqërinë e djalit të tij të dytë, Mick.

Dhe si çdo vit edhe në këtë përvjetor të datëlindjes së legjendës së Ferrarit, “kokëkuqja” ka zgjedhur ta urojë ashtu siç të gjithë e kujtojnë, një pilot kampion.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci