Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin malazez, Ivan Koljeviç.
Koljeviç do të jetë përforcim shtesë për klubin pejan në gjysmëstinorin e mbetur, në Ballkan League dhe Superligën e Kosovës.
Në Kosovë, Koljeviç ka luajtur për Ponte Prizrenin, Trepçën e Rahovecin.
