Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka zbuluar një ide të re për ta nderuar legjendën e futbollit botëror, Pele.
Në ceremoninë e varrimit të 82-të vjeçarit ku ishte i pranishëm edhe i pari i FIFA-s, ai shpalosi disa ide për ta nderuar Pelen.
“Jam këtu me shumë emocione dhe trishtim, por edhe me një buzëqeshje, pasi ne Pele na ka dhuruar shumë të tilla. Si FIFA jemi këtu për t’i bërë homazhet “Mbretit” dhe kemi vendosur si dispozitë që në të gjithë botën të mbahet një minutë heshtje në ndeshje.
Tani do të kërkojmë edhe që në të gjithë vendet e botës, të ketë një stadium me emrin e Pele, pasi fëmijët të kuptojnë se çfarë ka qenë ai për futbollin”, tha Infantino para gazetarëve.
