Është stadiumi “Mrsool Park” ai i cili është stërmbushur me tifozë të tërë në pritje për të parë yllin portugez, Ronaldon të prezantohet tek ekipi i ri
Një ceremoni po pritet të fillojë me rastin e prezantimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldo tek skuadra e Arabisë saudite, “Al Nassr”.
Është stadiumi “Mrsool Park” ai i cili është stërmbushur me tifozë të tërë në pritje për të pare Ronaldon me fanellën e re të ekipit që do të përfaqësojë. Klubi morri më shumë se 130 mijë kërkesa për bileta ndonëse i njëjti ka kapacitet prej 25 mijë ulsesh.
E marta do të shënojë gjithashtu takimin e parë të Ronaldos me shokët e tij të ri të “Al Nassr” dhe trajnerin, Rudi Garcia.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin e Arabisë Saudite Al-Nassr të premten, kështu ka raportuar klubi në fjalë në rrjetin social Instagram.
Bisedimet mes Ronaldos dhe Al Nassr kanë nisur në nëntor gjatë Kupës së Botës. Bisedimet shkuan mirë dhe lëvizja tani është bërë.
Deklarata e Al Nassr për Ronaldon: “Kjo është më shumë se histori në progres. Ky është një nënshkrim që jo vetëm që do të frymëzojë klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha, por do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetvetes”.
