Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar falje pasi deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, iu drejtua si ministër.
Kjo ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit, derisa po diskutonin deputeti në fjalë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Në një moment, Konjufca i është drejtuar Korenicës si “ministër”.
“O m’falni pashë Zotin”, ka qenë më pas reagimi i Konjufcën.
