Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se gjithçka që po del në pah rreth punonjësve zyrtarë dhe kjo sipas tij, është falë rezultateve të reformës në drejtësi.
“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit”, ka shkruar Rama në Twitterin e tij.
“Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë”, vijoi ai.
