Të fundit

‘SC Gjilani’ është në shitje, Tali do t’i kryejë gjitha obligimet ndaj lojtarëve

Avokati Arsim Vranovci, i cili është edhe personi i autorizuar për shitje të klubit, ka thënë se biznesmeni Florim Zuka nuk është kthyer te ‘SC Gjilani’, por vetëm se do t’i kryejë obligimet ndaj lojtarëve deri në shitje të klubit.

Ndërkohë, më 16 janar duke filluar nga ora 10:30 do të mbahet një event ku do të organizohet shitja e klubi 100% të aksioneve të klubit të SC Gjilanit.

“Pronari Florim Zuka thotë se do të jetë besnik ndaj klubit deri në momentin e shitjes dhe se do të përmbush obligimet që ka ndaj klubit “SC Gjilani””, ka thënë Vranovci.

Reagimi i plotë i tij:

Po ju drejtohemi me këtë shkresë për të ju njoftuar se pas publikimeve në disa media dhe televizione lokale se SC Gjilani nuk do të shitet, ne ju njoftojmë se kjo informatë është e pasaktë dhe shitja e klubit futbollistik “SC Gjilani” vazhdon sipas planifikimeve paraprake.

Pronari Florim Zuka thotë se do të jetë besnik ndaj klubit deri në momentin e shitjes dhe se do të përmbush obligimet që ka ndaj klubit “SC Gjilani”.

Të bashkangjitur ne këtë email e keni njoftimin tonë për media, si dhe ftesën për pjesëmarrje në thirrjen e hapur për shitjen e aksioneve të klubit futbollistik “SC Gjilani”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci