Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 është 11.6%, thotë raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës
ASK-ja ka publikuar ndeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2022.
Krahasuar me vitin 2021, dhjetorin e vitit të kaluar norma vjetore e inflacionit është 12.1 për qind.
“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin dhjetor 2022”, thuhet në raportin e ASK-së.
