Sulmuesi kosovar, Milot Rashica duket se ka zhgënjyer trajnerin e Galatasarayit me performancat në ndeshjet e fundit, pasi sipas mediave turke, Rashica ka humbur vendin e titullarit.
Rashica është inkuadruar tetë ndeshje radhazi nga fillimi i takimit, por performanca e tij e dobët në derbin ndaj Fenerbahçes ka bërë që Rashica të mbetet në stol sot.
Galatasaray do të takohet me Hatayspor me fillim nga ora 18:00 dhe sipas mediumit turk, “Aksam”, Rashica do të mbetet në stol.
Mediumi në fjalë madje e ka titulluar artikullin me titullin: “Rashica ishte e vetmja mollë e kalbur e Galatasarayit në derbi”.
Formacioni i mundshëm i Galatasaray:
Muslera, Boey, Nelsson, Abdulkerim, Dubois, Torreira, Berkan, Oliveira, Kerem, Barış Alper, Icardi.
