Të fundit

Kundërshtari i Al Nassr i ofron pagë të “çmendur” Messi për ta rivalizuar Ronaldon

Al Nassri kompletoi transferimin e Cristiano Ronaldos me parametra zero, në një marrëveshje dy vjeçare e gjysmë e cila e ka bërë superyllin portugez lojtarin më të paguar në histori të futbollit.

Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në vit nga marrëveshja me Al Nassrin, respektivisht afro 500 milionë euro deri në fund të kontratës së tij me skuadrën saudite.

Por, tani ka zhvillime të reja në Arabinë Saudite, ku sipas “Sky Sport”, gjiganti saudit Al Hilal po synon ta rivalizojë skuadrën e Al Nassrit dhe Ronaldon, me transferimin e Lionel Messit.

Bëhet e ditur se Al Hilal do të bëjë çmos për të siguruar shërbimet e Messit, duke i ofruar atij plot 276 milionë euro në vit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci